Rama nxjerr videon nga Malësia e Madhe: Do të punësojmë fermerët (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me pamje nga Tamara e Malësisë së Madhe teksa premton vende të reja pune.

Rama njofton se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

Sipas kreut të qeverisë, ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES😊 me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale 🍒🍑🍓

Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre🤩

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀
Shtuar më 25/05/2020, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori