Rama nxjerr grafikun: Sa më fort të shtrëngohemi, aq më pak viktima do kemi (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një grafik që tregon kurbën e infkeksionit në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës.
Sipas kryeministrit sa më shumë të shtrëngohemi sot aq më pak viktima dhe plagë të rënda do të kemi, duke theksuar gjithashtu se pak nga pak më pas do dalim nga ky shtetrrethim ku jemi futur prej javësh.

Postimi
“ REZISTENCË REZISTENCË REZISTENCË

*sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt n mbrojtje”, shkruan Rama në facebook.

Shtuar më 30/03/2020, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori