Prezantohet Spalletti: Verratti e Jorginho jashtë listës? Nuk kanë luajtur kurrë

Fillon zyrtarisht epoka e Luciano Spallettit si trajner i kombëtares së Italisë. 64-vjeçar u prezantua në konferencën për shtypin e organizuar nga Federata Italiane:

“Të jesh këtu është një emocion i papërshkrueshëm dhe një përgjegjësi e madhe. Faleminderit Federatës dhe Presidentit Gravina që më dha këtë punë. Kam kaluar shumë kohë në Coverciano, por të jesh këtu si trajner i kombëtares është një emocion i papërshkrueshëm dhe një ëndërr. Shpresoj të ringjall atë ëndërr për të mbajtur me krenari flamurin italian për të festuar të gjithë për kombëtaren”.

A prisnit që çështja me Napolin të zgjidhej më shpejt?

Napoli ishte një përvojë e bukur. Qyteti, tifozët dhe skuadra kanë qenë diçka e pazakontë, më shumë se sa mund të pritet. Sigurisht që kam një kujtesë të mrekullueshme, por për sa i përket klauzolës, asgjë nuk do të më bëjë të tërhiqem nga të menduarit se kam marrë vendimin e duhur. Ka disa gjëra për të rregulluar, avokatët po punojnë dhe shpresoj që zgjidhja më e mirë për të dyja palët të arrihet sa më shpejt.

Çfarë kërkoni në këtë eksperiencë me kombëtaren? Çfarë i duhet këtij grupi?

Unë jam duke kërkuar për lumturinë, kjo është ajo që ne të gjithë kemi nevojë. Zakonisht nuk mund të jem i lumtur vetëm, lumturia ime reflektohet ndaj të tjerëve, nëse njerëzit rreth meje nuk janë të lumtur as unë nuk mundem. Napoli dhe napolitanët kanë qenë lumturia ime. Kjo gjë duhet të sqarohet menjëherë me lojtarët, sepse ata duhet të jenë të lumtur të veshin këtë fanellë dhe vetëm kështu mund të japin më të mirën në fushë./supersport


Shtuar 2.09.2023 17:24