Rama nuk përballet për inceneratorët, pse ky krim është "bombë" për xhepin dhe shëndetin e shqiptarëve?
Ditën e djeshme kryedemokrati Basha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama në lidhje me inceneratorët në Shqipëri, më saktësisht atë në Fier, Tiranë dhe Elbasan, por Rama e injoroi duke e kthyer në sulm politik.

Gjithashtu edhe në Opinion, kryeministri i vendit u përball me këtë pyetje, por urdhëroi Fevziun të mos e transmetonte kronikën duke reaguar shumë ashpër shkruan albeu.com.

Por cilat janë arsyet pse u hodhën këto akuza dhe në çfarë konsiston krimi i inceneratorëve?

Dyshimet për një aferë korruptive lindën për shkak të veprimeve të dyshimta financiare nga ana e autoriteteve shtetërore për një shërbim që praktikisht nuk është dhënë.

Duke mos marrë parasysh krizën që ka shkaktuar pandemia, qeveria ka derdhur paratë për koncesionarët e inceneratorëve, të cilat duhet të ktheheshin në investime nga privati, por kjo nuk ka ndodhur.

Një raport i Ministrisë së Financave i publikuar javën e parë të tetorit, tregon se kompanitë në Fier dhe Tiranë kanë marrë pagesat e rregullta, por kanë investuar vetëm 10 për qind tyre.

Për tre impiantet e djegies së mbetjeve në vend, Tiranë, Elbasan e Fier, që nga viti 2015, janë paguar nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe funksionimin e tyre 72 milionë euro. Dy prej tyre ende nuk janë ndërtuar, ndërsa tjetri punon me kapacitet të përgjysmuar. Të tre inceneratorët i janë dhënë të njëjtit grup njerëzish, duke krijuar praktikisht monopol.

Ndërkohë nga ana tjetër nga ekspertët është deklaruar shpesh se ndërtimi i inceneratorëve dhe importi i plehrave janë një gabim i madh për vendin tonë pasi Shqipërisë i mungojnë ekspertët që do të merren me pasojat që krijojnë incerenatorët për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2020, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori