Rama nuk i kursen batutat për Bashën nga Roskoveci: Me 1 korrik demokratët do thërrasin "Luli ik"
Nga fushata elektorale në Roskovec, kryeministri i vendit ka bërë një sërë batutash por edhe një paralajmërim për demokratët, që më 30 qershor të mos “shkojnë dhe t’i bien me kokë murit të ligjit.

Rama u shpreh se “miku i tij” Lulzim Basha i ka “dalë prej duarsh” dhe se më 1 korrik do të jenë demokratët ata që do të bërtasin “Luli ik”.

Rama: Shoku im Luli më ka dalë duarsh dhe që kur ka dalë nga unë po shkon poshtë e më poshtë. U desh të vinte Meta që të na dukej Nishani si burrë shteti. Nuk ka asnjë arsye të ketë një 97. Sot kishin filluar të bënin shkresa. Unë them që fajin nuk ua ka PS që nuk jeni në garë. Ne na vjen keq, që po bëhet një garë e çuditshme. Po largohem me një amanet për socialistët: Mbajini fqinjët tuaj demokratë afër. Kolegët nëpër punë, fermerë në arë, thuajuni që: E para njëherë të sigurojnë veten që mos të shkojnë t’i bien me kokë murit të ligjit. Më 30 qershor do ketë Rama ik, por iu them se me datë 1 korrik, do dëgjoni “Luli ik” nga vetë demokratët
Shtuar më 14/06/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori