Rama niset për në Bruksel, ka një mesazh për çeljen e negociatave (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është nisur në Bruksel për të lobuar për të pasur sa më shumë aleatë te vendet anëtare të BE-së për të hapur dritën jeshile për çeljen e negociatave pasnesër, kur do të zhvillohet mbledhja e liderëve të BE-së.

"Sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen këtu në Luz, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive. Një nga temat do të jetë edhe vendimarrja e Këshillit Europian, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intesivisht për një po për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe Francës nuk përkon për momentin për të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi por po bëhet maksimumi për të marrë një po. Tani po nisem në Bruksel, jam bashkë me Zaevin për të takuar kryeministrat socialistë dhe progresistë të BE-së, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste europiane, ku do të ketë edhe diskutime, do të shpejt një komunikim sërish. “, u shpreh Rama.
Shtuar më 16/10/2019, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori