Rama "ngatërron kekun me byrekun", krahason antishpifjen me ligjet në Gjermani
Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sipas tij ligjin kundër shpifjes, në një kohë kur jashtë Parlamentit gazetarët vijojnë protestën e tyre.

Ai i quan ata një turmë që nuk lexojnë dhe krahason ligjet e Gjermanisë me antishpifjen.

“Para se të hy në aspektet e ligjet. Po u jap pak konceptin ndërkombëtar që të jemi të qartë se për çfarë flasim ne dhe se ku është bota sot. Që ta marrin vesh të gjithë, kur jemi përballë një turme që nuk lexon, dhe nuk denjon të lexojë, që e thonë hapur ne nuk duam ligj. Sipas një raporti të OSBE në ¾ në 42 shtete nga 57 fyerja dhe shpifja është vepër penale. Aktualisht ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari 20 shtete parashikojnë fyerjen si vepër penale që dënohet me burg.

Së dyti 5 shtete nuk e parashikojnë shpifjen si vepër penal, por e rregullojnë me pasojat e tyre. Anglia rezulton me gjobën më të lartë që shkon në 200 mijë sterlina. Tre shtetet e parashikojnë si vepër penale dhe dënim me gjobë jo me burgim. Legjislacioni më i ashpër ndaj fyerjesh dhe shpifjes është ai i Gjermanisë. Kodi penal i Gjermanisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2019, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori