Rama nga Surreli: Pasdite do flas në telefon me presidenten e KE-së, ju bëni durim
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se rreth pasdites së sotme do të ketë një telefonatë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von De Leyen.

Rama gjithashtu falenderon qytetarët për mirëkuptimin e këtyre ditëve, teksa shton se duhet pasur durim për masat e karakterit ekonomik.

Postimi i plotë i Ramës:

🔴 SOT PASDITE BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E KOMISIONIT EUROPIAN, URSULA VON DER LEYEN. MË PAS, NË ORËN 18.30, DO T’JU KOMUNIKOJ MESAZHIN TIM TË DREJTËPËRDREJTË!

🔴 FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR MIRËKUPTIMIN FANTASTIK DHE ZBATIMIN MBRESËLËNËS TË RREGULLAVE TË LUFTËS, QË ME KËTË UNITET TË FORTË DO TA PËRBALLOJMË ME PATJETËR!

🔴 BESIM SE GJITHÇKA PO BËJMË ËSHTË GJËJA E DUHUR, NË ÇDO HAP E ÇDO DITË DHE DURIM, DURIM, DURIM, SEPSE KJO LUFTË NUK DO TË JETË E SHKURTËR DHE S’ËSHTË GJËKUNDI NJË LOJË KUKAMÇEFTHI, KU PO U “FSHEHËM” NJË JAVË I’A HODHËM!

🔴 JU SIGUROJ TË GJITHËVE SE PO PUNOJMË DITË-NATË PËR TË MOS LËNË VETËM ASNJË SHQIPTAR DHE PËR TË BËRË GJITHÇKA PËR SHËNDETIN E PËR EKONOMINË FAMILJARE DHE KOMBËTARE PO ASHTU!

🔴 DURIM, DURIM, DURIM! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE MEDOEMOS!

Shtuar më 16/03/2020, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori