Rama nga RCC: PPP-të janë ato që do të na mbështesin fuqishëm të gjithë ne
Ditën e sotme Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) janë bashkuar për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurrencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, si i pari instrument i këtij lloji në rajon dhe Europë.

Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje kryeministri Edi Rama e vuri theksin se sa e rëndësishme është që PPP-të si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshme, pasi sipas tij krijojnë iniciativa dhe mundësi të reja për start up-e.

“Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurmë, për hir të luftërave ose analizave, që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që t’i kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshme.

PPP janë ato që do të na mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e”, tha Rama.

Shtuar më 21/02/2020, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori