Rama: Nesër nuk do ketë skena dhune para Kuvendit
Ditën e nesërme pritet që në seancën plenarë në Kuvend të bëjnë betimin edhe 4 deputetët e ri të ardhur nga listat e opozitës pas djegies së mandateve të ish-deputetëve.

Nga ana tjetër njëherazi me seancën plenare, pritet që para Kuvendit të vijnë mijëra njerëz të thirrur nga opozita për të protestuar kundër qeverisë.

Ndërkohë ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i është kërkuar që të bëjë ruajtjen fizike të të gjithë deputëtëve në Kuvend.

Gjithashtu kryeministri i vendit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para parlamentit.

Mësohet se Rama u ka kërkuar të gjithë deputetëve që në orën 9:30 të jenë të gjtihë brenda sallës për të bërë të mundur shmangien me protestuesit që do të grumbullohen po në orën 10:00.

Kujtojmë se Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për të protestuar para Kuvendit pasi sipas tyre kjo gjë pengon seancën e Kuvendit. /albeu.com/.

Shtuar më 04/03/2019, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori