Rama në Twitter: Ligji plehrave, tradhëti kombëtare
Kryetari i PS-së Edi Rama reagon në lidhje me ligjin e mbetjeve, duke e cilësuar atë si tradhëti kombëtare.

Kreu i opozitës publikoi dy mesazhe të shkurtra në rrjetin social ‘Twitter’ ku thekson se importimi i plehrave përbën një tradhti kombëtare.

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milion tonë plehra rrugëve. Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash’ shkruan Rama në mesazhin e dytë hedhur në këtë rrjet./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori