Dhia i hëngri prodhimet, burri masakron dhe vret gruan shtatzënë

Foto ilustruese

Një burrë dyshohet se vrau një grua shtatzënë para se t’i hiqte foshnjën e saj të palindur nga barku.

Godfred Aladago u arrestua dhe u dërgua në paraburgim i akuzuar për kryerjen e sulmit të neveritshëm ndaj Rose Asibi, 30 vjeç, një grua shtatzënë në Atobra, një periferi e Tepa në Rajonin Ashanti në Gana.

Sipas dëshmitarëve, vrasja e turpshme dyshohet se ka ardhur nga një keqkuptim pasi dhia e viktimës, Rose shkeli në fermën e Aladagos dhe hëngri disa nga prodhimet e tij.

Besohet se vrasja e dhunshme ka ndodhur më 20 qershor, ose pak më parë dhe u përhapën zëra se ai kishte vrarë dy gra.

Është raportuar gjithashtu se Aladago dyshohet se ka tentuar të vrasë vjehrrën e viktimës, Rachel Alale, por ajo ka mundur të arratiset.

Raportet e mëparshme sugjeruan se Rachel dhe Rose ishin vrarë në sulmin e tmerrshëm me hanxhar./albeu.com