Tërmeti katastrofik në Turqi, shiu dhe dëbora pengojnë misionin e shpëtimit

Një ditë pas tërmetit tragjik që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë përpjekjet për të nxjerrë të mbijetuar vazhjdojnë pa ndërprerje.

Sakaq kushtet e vështira atmosferike, siç janë shiu i me intensitet të lartë dhe dëbora po vështirësojnë ekipet e shpëtimit në misionin e tyre për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani më shumë se 4300 persona janë konfirmuar sit ë vdekur në Turqi e Siri, ndërsa 15 mijë rezultojnë të lënduar nga tërmeti, raporton BBC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet në mënyrë dramatike pasi ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.

Tërmeti katastrofik që tronditi mëngjesin e djeshëm Turqinë dhe Sirinë kishte magnitudë 4.8 Rihter dhe thellësi 17.9 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte në Gazientep. Sizmologët thonë se ky ishte një nga tërmetet më të mëdhenj të regjistruar ndonjëherë në Turqi./albeu.com/