Rama në Elbasan, zbarkojnë forca të shumta policie
Në orën 19:00 Kryeministri, Edi Rama ka planifikuar të mbajë mitingun përmbyllës në Elbasan. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se në orën 06: 30 do të mbajë një protesteë marshimi paqësore e cila do të nisë pranë pallatit të sportit "Tomorr Sinani" aty ku do të funksionojë edhe KZAZ-ja për bashkinë Elbasan.

Më pas turma pritet ti drejtohet qendrës së qytetit ku do të mbahet mitingu i Kryeministrit. E gjitha mbetet për t’u parë pasi forca të shumta policie dhe FNSH janë vendosur në Elbasan.

Këto protesta vijnë në kuadrin e vendimit të opoitës së bashkuar që të protestohet në çdo qytet ku Rama zhvillon takime elektorale. Në shumicën e takimeve të kryeministrit kanë ndodhur përplasje të vazhdueshme midis policisë dhe protestuesve të cilët kanë dashur të pengojnë aktivitetet elektorale të tij.
Shtuar më 26/06/2019, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori