Kryetari i Partisë Socialiste Edi
Rama nga Vjena ka deklaruar se
programi qeverisës i PS për një “rilindje
shqiptare” do të garantojë pavarësinë e insitucioneve
shqiptare dhe kjo do të bëhet për të garantuar drejtësi te qytetarët shqiptarë.
Në debatin me temë " Bashkimi Europian mes meje dhe teje”
kreu i opozitës ka folur për zhvillimet politike në vend.
Rama kërkoi nga emigrantët në
Austri që të bashkohen për të dënuar keqqevrisjen e pushtetit aktual në Shqipëri. Në këtë takim
kreu i kësaj partie ka promovuar librin e tij “Kurban”. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2012,
ora 16:36