Rama në Athinë: Të zgjidhet sa më shpejt kriza
(UPDATE) Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar një zgjidhje të menjëhershme të krizës politike në vend. Në fjalimin e mbajtur në takimin e liderëve të PSe-së në Athinë, kreu i opozitës Rama ka theksuar kriza në Shqipëri është e gjithanshme dhe kërkon një ndërhyrje imediate. Sipas tij rastet e korrupsionit janë në rritje dhe pavarësia e institucioneve po cënohet vazhdimisht.

Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit, kreu i PS-së Rama theksoi se nevojiten garanci për zgjedhjet e ardhshme pasi sipas tij në rast se këto garanci mungojnë atëherë situata do të jetë e njëjtë si në zgjedhje te 28 qershorit 2009.

Liderët europiane të Partive Socialiste janë mbledhur në Athinë, për të diskutuar lidhur me planet e përbashkëta në ekonomi.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nën shoqërinë e deputetit Taulant Balla ndodhet për një vizitë dyditore në Greqi. Gjatë kësaj vizite Rama është takuar me përfaqësues të Partisë Socialiste Europiane. Mësohet se gjatë ditës së sotme kreu i selisë rozë është takuar edhe me me kreun e grupit të PSE, Martin Schultz, si dhe Presidentin e PSE, Poul Nyrup Rasmussen.

Në vijim të qëndrimit të tij në Athinë Rama pritet të zhvilloj edhe disa takime të tjera, ku thelbi i diskutimeve krahas marrëdhënieve ndërpartiake pritet të jetë edhe situata politike në Shqipëri.
Shtuar më 05/03/2011, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori