Rama ndryshon vendin e takimit, kuksianët mobilizohen për ta pritur me protesta
Pavarësisht se ka ndryshuar axhendën e takimit elektoral në Qarkun e Kukësit, konkretisht vendin ku do të zhvillohet ky eveniment nga ana e PS-së, Bashkia e qytetit Veri-Lindor me sa duket I ka marrë të gjitha masat që ashtu sikurse në të gjitha qytetet e vendit, edhe atje kryeministrit të pritet me protesta.

“Te nderuar banore te Kukesit, pavaresisht bindjeve, Partia Demokratike Dega Kukes, ju fton te jeni pjese e marshimit te madh protestues ne Mbrojtje te Demokracise! Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Demokracise ju fton ne marshimin e madh! Ne oren 16.oo nga Kukesi nisim uraganin e madh: Rama ik!”, shkruhet në njoftimin e degës së PD-së në Kukës.

Ndërkohë Faxëeb.al ka siguruar edhe shkresën me të cilën PD I është adresuar Policisë për të marrë lejen e këtij tubimi. Leja është marrë për një afat kohor prej 8 orësh, përkatësisht nga ora 14:00 deri në orën 22:00.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim elektoral në Rrethin e Kukësit, por me një ndryshim të rëndësishëm në axhendën e tij.

Më herët, ashtu siç edhe shihet në foton e mëposhtme, ishte lajmëruar se takimi do të zhvillohej në qendrën e qytetit Veri-Lindor, pikërisht në Shehin Skënderbej me datë 25 Qershor në orën 18:00. Por diçka duket se e ka shqetësuar kryeministrin pasi vendi ku do të zhvillohet pikërisht ky takim do të jetë Aeroporti i Kukësit.

Kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe Policisë së Shtetit në qytetet ku Rama ka zhvilluar takime elektorale ndërkohë që ai I Shkodrës ishte nga më të vështirët për kryeministrin.

Njëkohësisht, ky veprim vjen edhe në një kohë kur opozita e bashkuar, pas protestës së 21 Qershorit ka marrë vendimin se kudo që të jetë kryeministri do ti bllokohen rrugët.
Shtuar më 24/06/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori