Kryeministri Edi Rama përmes postimeve në rrjetet sociale, u ka kërkuar
naftëtarëve të
Ballshit që të
ndërpresin grevën e urisë, pasi sipas tij kjo nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e çështjes së tyre.
Rama: U përsëris
naftëtarëve të
Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!
I ftoj vëllazërisht ta
ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e
Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!
Shtuar më 19/10/2020,
ora 11:05