Rama-naftëtarëve: Nuk kam shkop magjik, dilni njëherë nga greva dhe pastaj flasim
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish naftëtarëve të Ballshit të cilët prej ditësh kanë hyrë në grevë urie pasi nuk kanë marrë paat e prapambetura.

Rama u bën tirrje të lenë grevën dhe të kuptojnë se me presion nuk mund të zgjidhin asgjë, e pas kësaj do të ketë një dialogim me qeverinë pasi vetë ai nuk ka shkop magjik.

Deklaratat e Ramës vijnë në ditën e 7 të grevës së urisë së grave naftëtare, gjendja e të cilave është rënduar edhe më shumë, si pasojë e mungesës së ushqimit, por edhe gjendjes së stresit të vazhdueshëm.

Reagimi
Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

Shtuar më 21/10/2020, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori