Rama: Mocion mosbesimi ndaj Berishës dhe Topallit
Pëlqej
Edi Rama
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do të vihen përballë mocionit të mosbesimit nga opozita. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

“Ne do të kërkojmë në një seancë të jashtëzakonshme mocionin e mosbesimit për kryetaren e Kuvendit Topalli si një pengesë për arritjen e standarteve. Do të kërkojmë mocion mosbesimi edhe për kreun e qeverisë”, theksoi Rama. Duke deklaruar se krizë politike po shkon drejt një rrugë pa kthim, Rama insistoi se “kjo asamble mblidhet në një kohë kur për Shqipërinë janë marrë dy vendime të rëndësishme, liberalizimi i vizave dhe refuzimi i statusit kandidat për në BE, ku e para kaloi shqiptarët drejt Europës ndërsa e dyta ngeli qeverinë për t`u bërë anëtare e BE-së”.

"Ndoshta nuk e rrëzojmë qeverinë në kuvendin e votave të vjedhura, por mund të nënvizojmë qarttë ndarjen mes atyre që mbrojnë interesat e oborrit të Berishës dhe neve që jetojmë jashtë oborrit dhe jashtë Evropës së bashkuar, për shkak të atij oborri", tha Rama.
Shtuar më 12/11/2010, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori