Rama mbledh sot kryesinë e PS-së
Pas mbledhjes që zhvilloi pasditen e së martës me drejtuesit e 4 qarqeve, kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në orën 9 mbledhjen kryesisë së PS.

Mbledhja e kryesisë është thirrur për të harmonizuar politikat shtetërore me të zgjedhurit vendore.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama porosit që tranzicioni në ish-bashkitë e djathta të jetë i butë, i ngadaltë dhe transparent.

Natyrshëm, thuhet në mesazhin e kryeministrit, do të shkarkohen menjëhere stafet politike, por zëvendësimet do të behen me propozim të kryetarit të Bashkisë dhe miratim të Këshillit Drejtues të Rajonit dhe në dy nënkryetarë një duhet të jetë detyrimisht grua.



Shtuar më 17/07/2019, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori