Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi, shembull për t'u marrë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë aktivitetit të PS-së me temë ‘Shqipëria Evropiane, në rajon e botë' vlerësoi se historia e re e shqiptarëve në rajon dhe e Kosovës si shtet i ri, është shembulli më i jashtëzakonshëm që politika ka ndryshuar gjërat.

Shembull më i mirë për këtë, sipas kryesocialistit Rama është marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Historia e re e shqiptarëve në rajon dhe e Kosovës si shtet i ri në Evropë është shembull i jashtëzakonshëm që ka politika për të ndryshuar gjërat dhe i shpejtësisë si mund të ndryshojnë gjërat", tha Rama.

Rama shfrytëzoi aktivitetin për të shpalosur para ambasadorëve të vendeve të huaja të akredituar në vendin tonë, të ciët ishin pjësëmarrës në sallë platformën diplomatike të PS. Numri 1 i socialistëve theksoi se pas 23 qershorit, PS do të forcojë profilin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Rama kritikoi frymën nacionaliste në vend, duke vënë re se Shqipëria nuk mund të frymëzojë "fantazmën e Ballkanit".

“Ne dhe Kosova duam të integrohemi në Bashkimin Evropian si anëtarë me të drejta të plota dhe qytetarët tanë të gëzojnë liri dhe të drejta të plota. Për të qenë partnerë seriozë nuk mund që të ushqejmë fantazmën e nacionalizmit dhe të vidhen zgjedhjet. Partneriteti me SHBA dhe BE është në funksion të një Shqipërie demokratike”, theksoi Rama.

Kreu i PS-së premtoi se pas ardhjes në pushtet PS do i japë cilësi të re procesit të anetarisimit në BE dhe do të angazhohet për njohjen e Kosovës nga 5 shtetet evropiane që ende nuk e kanë njohur.

"Pas 23 qershorit duam ti japim shpejtësi dhe cilësi të re procesit të antarësimit në BE. Besojmë se duke i dhënës cilësi të re integrimit dhe demokracisë në Shqipëri mund të mbështesim Kosovën më mirë qoftë për liberalizimin e vizave dhe njohjen nga 5 shtetet. Me ne në qeverisje Kosova do ketë një status të ri, status strategjik në politikën e Jashtme të Shqipërisë, përmes një traktati mbledhjesh të përbashkëta qeverie ku të thellojmë strategjitë e bashkëpunimit në planin ekonomik, politik dhe social. Komitet ndërshtetëror, për legjislacionin tregtar me njëri tjetrin dhe me Bashkimin Evropian, dhe për të përfituar nga një proces i asocimit, integrimit dhe anëtarësimit në BE", deklaroi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2013, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori