Rama lë Kryeministrinë të shkatërruar, çfarë strategjie fshihet pas kësaj derexheje?
Një nga synimet kryesore të Ramës gjatë periudhës së
tërmetit ishte një marketim i fuqishëm politik i cili i dha një shkëlqim të ri imazhit të
liderit, që po shkatërrohej për shkak të skandaleve.
Ai u përpoq ta luante shumë mirë kartën e rindërtimit ndërsa në sytë e ndërkombëtarëve u bë lider i një vendi që kishte nevojë të menjëhershme për ndihmë dhe mbështetje, shkruan albeu.com.
Por duket se ai nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq shpejt nga kjo tokë e premtuar.
Këtë herë ai ka ftuar komisionerin
europian në ambientet e Kryeministrisë për të folur për negociatat dhe Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin.
Por që të mbajë deri në fund rolin e
liderit të prekur që rrezikon edhe jetën për popullin, ai e ka lënë Kryeministrinë pa rregulluar që nga dëmet e
tërmetit.
Pamjet janë të frikshme, por strategjia shumë e qartë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2020,
ora 12:04