Rama kujton takimin me Papa Franceskun, fjalët që tha ai
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një fotografi ku bashkë me bashkëshorten, Lindën dhe të voglin Zaho qëndrojnë pranë Papa Franceskut.

Kjo foto, është shkëputur nga takimi i 6 viteve më parë më 21 shtator 2014. Rama ka kujtuar takimin së bashku me fjalët e Atit të Shenjtë:

“Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën tek Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira”.

Papa Françesku
(6 vite nga vizita e Papës në Shqipëri, 21 shtator 2014)
Shtuar më 21/09/2020, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori