Rama kritikon anëtarët e OSBE: Jo gjithçka shkon mirë, mos ushqeni shpresa të rreme
Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për vendet anëtarë të OSBE gjatë fjalës së tij në Konferencën Vjetore të Sigurisë 2020. Në 6 muaj nga marrja e kryesisë nga Shqipëria të OSBE-së, shefi i qeverisë shqiptare ftoi vendet anëtare të kontribuojnë realisht për të siguruar që themelet e sigurisë së përbashkët të kësaj organizate të mos goditen.

“Këto arritje s’duhet të na ushqejnë me shpresë të rreme, jo gjithcka shkon mirë në OSBE. Kur shohim korpusion e gjerë të angazhimeve të OSBE si sukses i veprimit shumëpalësh, këto themele goditen, bashkëpunimi ynë po dështon për shkak të mungesës së besimit.

Ky besim mungon për shkak të të carave në dialogun tonë e shpërfilljes së qartë të parimeve të angazhimeve tona.

Kjo po prek themelet e sigurisë së përbashkët të organizatës sonë“, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë, duhet angazhim i përbashkët dhe është koha për ndryshim tani.

“Pa repsektuar atë që kemi ndërmarrë bashkë e pa angazhim për të bashkëbiseduar s’mund të shpresojmë e jo më të presim të nxirret një Europë me stabël dhe më e sigurtë.

Është e qartë shumë për mua dhe e qartë për të gjithë ju që kemi nevoje për ndryshim dhe kemi nevojë për ndryshim tani.

Shoh një mungesë vullneti mes ne shteteve anëtëarë për të reflektuar e pranuar përgjegjesitë për situatën e sigurisë aktuale.

Shoh mungese imagjinate për të sjellë ndryshim.

Në të kundërt për fat të keq po vijon një kulturë kush herë kritikon aksionet e njëri tjetrit.

Duhet të bëjmë përpjekje sa më të mirëfillta për të filluar të mendojmë ndryshe.

Le të jemi më kurajozë e të propozojmë e diskutojmë hapur, të përballemi hapur me njëri tjetrin për mënyrën si mund të punojmë për përmirëssimin e gjërave,
të ndërtojmë më shumë stabilitet dhe në mënyrë të hapur të të shikuarit gjërat përmes dialogut, si muns ta drejtojmë OSBE drejt rrugës për tu mëkëmbur”.
Shtuar më 23/06/2020, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori