Rama komenton 3 pikat e planit të Bashës
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë Edi Rama komentoi edhe planin e Lulzim Bashës me tre pika.

Rama tha se opozita vijon të mos pranojë të ulen në tryezë.

Opozita nuk ka pranuar ende të ulet në tryezë, ne jemi gati ti ballafaqojmë idetë tona me të tyret nëse i kanë më të mira i marrin pa asnjë diskutim. Kjo është një situatë që të bëhet më e mira për njerëzit.

Por deri tani jemi njohur me tre pika dhe është një komponent i gjithë ekranit që fillon dita duke qarë dhe pastaj duke qeshur dhe pastaj duke qarë prap. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, se nuk dua të them gajasjen se nuk dua të ndihen keq.

Po të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse 500 dhe jo 450? Pika e dytë të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve, po bëhet kjo ka qenë gjëja ë parë. Pika e tretë është qamet të mos financohen oligarkët, vazhdon loja. Po ça janë këto para që u dashkan ti spostojmë”, tha Rama


Shtuar më 03/12/2019, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori