Basha kërcënon publikisht Ramën: Do mbash përgjegjësi me kokën tënde!
Pëlqej
Pak pasi lajmëroi se do dilte në një konferencë të jashtëzakonshme, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Ai ka folur për shembjet në Jalë, duke theksuar se Rama do të mbajë përgjegjësi.

Basha ka theksuar se nëse i preket një fije floku deputetëve apo përfaqësuesve të opozitës, Rama do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij.

“Kanë një qëllim për të grabitur trojet e Jalës. Aktet kanë qenë të rënda dhe të dhunshme. Banorët kanë thënë se toka do kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes dhe më pas do të jepet miqve të tij. Është e njëjta skemë se Teatrin Kombëtar.

Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti, policia dhe IKMT janë sjellë si banditë.

Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Shehaj. Fatmiri i Nasibes, është ish-shefi të Tropojës.

Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”, eshte shprehur kreu i PD.

Ai është shprehur se PD do të bëj një kallëzim sot për Fatmir Metën, i cili sipas tij ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azxem Hajdarit, por këtë herë nuk shpëton dot.

“Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku një deputeti”, tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori