Rama "kërcënon" maxhorancën
Kryetari i partisë Socialiste Edi Rama i bëri apel mazhorancës të mos bllokojë mandatin e PS-së në Kuvend. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së Rama shprehu shqetësimin për atë që ai e quajti si një tentativë të mazhorancës për të orkestuar vjedhjen e mandatit të një deputeti socialist.

“Ne kemi kërkuar që kjo çështje të zgjidhet përmes arsyes, por askush nuk mund të mendojë se mund të orkestrojë një vjedhje brenda Kuvendit.Berisha të heqë dorë nga mandati i deputetit socialist, për të mos hapur një andrrallë të re për funksionimin e parlamentit, kur të gjithë duhet të bëjmë çmos për statusin e vendit kandidat.”- u shpreh kreu i PS-së. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori