Rama: Kam dëgjuar të thonë se jam homoseksual...
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka folur rreth njerëzve të tij të familjes dhe akuzat që i janë ngritur atij.

Rama tha se ç'nuk ka dëgjuar rreth vetes së tij.

Ai tha se ka dëgjuar se kishte mohuar djalin në gjyq dhe se ka thënë se djali nuk ishte i tij.

"Kam dëgjuar që jam i Al Kaedës. Kam dëgjuar edhe se jam homoseksual. Edhe mund të isha, por ja që nuk jam. Kam dëgjuar edhe që djali im nuk është im bir. Vëllai im nuk ka lidhje me asnjë kompani që...është tamam si ajo e Zhvejgut", tha Rama.

Ai theksoi se më përpara i ka patur shumë problem akuzat, por se tani nuk i bëjnë më përshtypje.

Sipas Ramës, politika ka fajet e veta por edhe mediat sipas tij kanë faj. /Albeu.com/
Shtuar më 15/02/2016, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori