Rama ka hallin e "ekskluzives", publikon pamjet nga spitali COVID 3 (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë e ka nisur me një reagim në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Përmes një video të publikuar në profilin e tij Facebook, ka publikuar pamje nga brenda spitalit Covid 3, të cilat i quan ekskluzive pasi nuk la asnjë gazetar të hynte në ambientet e spitalit për javë e javë me radhë.

Ndër të tjera ai u përgjigjet edhe akuzave të opozitës në lidhje me gjendjen e spitalit duke thënë se realiteti i sistemit të mbrojtjes shëndetësore, është krejt ndryshe nga çfarë thuhet.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me Pjesën e Dytë të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shtuar më 11/11/2020, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori