Rama ka dy fjalë për Qeverinë Hoti: Shpresë pas një periudhe përpëlitjesh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjedhjen e Avdullah Hotit në krye të qeverisë së Kosovës.

Rama i uron rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës gjithashtu, duke shtuar se kjo është në interes të popullit e të shtetit të tyre.

Rama shkruan: U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.
Shtuar më 03/06/2020, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori