Rama ironizon Metën: Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish presidentin Ilir Meta përmes një videoje në “Facebook”.

video dëgjohen deklaratat e presidentit në lidhje me masat anti-COVID si dhe nga ana tjetër shfaqen veprimet e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimeve me qytetarët.

Krahas videos Rama shkruan “Oferta fituese për demokratët “Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!” dhe bota është e jotja”.

Kujtojmë se Presidenti dhe Kryeministri janë përfshirë në debate të ashpra pas miratimit të ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Retorikat e tyre u ashpërsuan edhe më tepër kur Presidenti vendosi t’i drejtohej komisionit të Venecias për marrjen e një opinioni për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Shtuar më 30/10/2020, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori