Rama i prerë: Meta deri të premten dekreton Lleshin
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Meta kanë pasur një përplasje pak ditë më parë, pasi Meta nuk dekretoi Sandër Lleshin.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Repolitix” Rama ka shprehur bindjen se, brenda afatit kushtetues, që është dita e premte, Presidenti Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm.

“Një ushtarak aktiv s’mund të ushtrojë detyrën, por fare mirë tërhiqet në momentin kur emërohet Ministër, por këto janë interpretime.

I kemi lënë presidentit të shohë ç’ka është më e arsyeshme, por në të dyja rastet shkon në dekretimit të ministrit të Brendshëm dhe kjo zgjidhet”, tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2018, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori