Rama i përgjigjet nga Austria opozitës: Jam gati të bisedoj me protestuesit, kërpudhën e thyen
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Salzburg, ku ka marrë pjesë në Forumin Convoco, në një komunikim me moderatorin Hans Ulrich Obrist ka folur lidhur me protestat në Shqipëri.

Rama u shpreh se kati i parë i Kryeministrisë është i rezervuar vetëm për qytetarët dhe se ai dhe ministrat e tij janë gjithmonë të gatshëm që të diskutojnë me ta.

Kreu i qeverisë ka treguar edhe “pikëllimin” e tij pasi protestuesit e opozitës thyen kërpudhën, që gjendej anash godinës.

‘Para se të bëhesha kryeministër, gjithmonë thoja, nëse bëhem ndonjëherë kryeministër, kjo ndërtesa nuk do ketë gardhe, sepse ishte e rrethuar, dukej si burg, me gardh me ushtarë. Hoqa gardhin dhe e hapa tërë katin e parë për popullin. Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë ta përdorin atë pjesë falas, për të shtruar cështjen e tyre, e nëse duan, unë mund të shkoj, apo ministrat, për të folur me ta. Kërpudha e … që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje … që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur … më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ‘kam një ide fantastike’. Sepse i thashë ‘duhet ta bëjmë prapë. Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje e të reagosh duke u rikthyer, mezi pres kërpudhën që do jetë më e madhe tani, gjë që mund të nxisë protesta të tjera, por pastaj do e zmadhojmë më shumë, sepse jeta vazhdon,’- tha Rama.

Kërpudha pas Kryeministrisë u thye gjatë protestës së opozitës më 16 shkurt, ngjarje të cilën Rama e “dënoi” në rrjetet e tij sociale.
Shtuar më 28/07/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori