Pendarovski: Duke i dhënë statusin kandidat Ukrainës, BE-ja shkeli parimet bazë të zgjerimit

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se Bashkimi Evropian me dhënien e statusit kandidat Ukrainës ka shkelur parimet themelore të zgjerimit.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë, vendi është në mes të luftës”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se fillimisht i dërgoi një letër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski në të cilën ai tha se nuk dëshiron që çështja e Ballkanit Perëndimor dhe integrimeve në BE të lidhet me integrimet e tyre të Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

“Në fund të fundit, duke dhënë një status të tillë si kandidat për Ukrainën, mendoj se vetë ukrainasit e dinë këtë, ju praktikisht po luani me parimet bazë të zgjerimit”, shtoi Pendarovski./tv21