Rama i drejtohet ashpër gazetares: Po flet përçart
Pëlqej
Edi Rama ka folur në News 24 edhe për patentat e Tahirit të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota.

Ai tha se nuk ishte avokati i Tahirit dhe se për këtë çështje duhet të flasë Prokuroria.

“The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo i takon Prokurorisë dhe jo mua apo PS. Unë jam konsensuent, dhe kam thënë se është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo çështje i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij.

Për para drejtësisë nuk jemi të gjithë të barabartë kur e themi, por duhet të jemi të barabartë para asaj që bëjmë. Nuk i takon politikës që të futet në mes. Kjo nuk është detyra ime nëse do të flas për këtë, nëse ëhstë e çuditshme apo jo, apo është koincidencë apo jo,” tha Rama.

Ndërkohë teksa gazetarja Eni Vasili e pyeti se pse gjyqtari Shkëlqim Miri u arrestua menjëherë nga përgjimet, ndërkohë që në rastin e Tahirit nuk i kontrolluan as shtëpinë.

Rama tha se kjo ishte një pyetje për të vënë duart në kokë dhe se gazetarja po fliste përcart./albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori