"Rama i dha 30 mln euro kompanisë DH brenda një muaji"
Pëlqej
30 milionë euro në total brenda një muaji i janë dhënë tender kompanisë fantazmë Dunëelll Habberman.

Pikërisht për këtë ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke akuzuar kryeministrin, Edi Rama se i ka dhënë 30 milionë euro tendera, brenda një muaji.

“30 milionë euro tendera brenda një muaji i ka dhënë Edi Rama kompanisë Dunëell Habberman, bashkëpronar i së cilës është vetë ai me ose pa letra, për t’i grabitur dhe pastruar në SHBA.

Imagjinoni sa qindra miliona euro ka vjedhur ky hajdut psiqik në 5 vjet si kryeministër dhe 11 vjet si kryetar bashkie. Por as paratë dhe asgjë nuk do ta shpëtojnë dot as Ramën dhe as klientët e tij nga drejtësia, për shkatërrimin që i kanë bërë Shqipërisë“, shkruan Basha në TWitter. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori