Rama i bllokoi hotelin, reagon ish-deputeti i PD
Bllokohet në Llixha të Elbasanit hoteli i ish-deputetit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Rama ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet, por pa dhënë detaje mbi pronësinë.

"Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës" thotë Rama në një postim në Facebook.

Për këtë vendim i kontaktuar nga Dosja.al Bylykbashi bën me dije se hotel "Ylli" është në pronësi të familjes së tij, por ata e kanë dhënë me qera. Ish-deputeti Bylykbashi hedh poshtë zërat se ka të bëjë me një hakmarrje politike. Ai shton se personi që e ka në përdorim i ka mbaruar afati i licensës dhe nuk e ka rinovuar në kohë.

Shtuar më 17/07/2019, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori