Rama-Hafizit: S’ke të drejtë të flasësh; Dade: Kujt i flet ashtu ti?
Një debat i madh i deputetëve të cilët kundërshtojnë ministrat e kabinetit Rama është ndezur pas largimit të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Deputetja Mimoza Hafizi i ka kërkuar llogari ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për shkarkimin e një mësueseje në Peshkopi, që është mbështetëse e Blushit dhe Hafizit. "Gazeta Shqiptare" ka publikuar debatet, ku u përfshi edhe kryeministri Edi Rama dhe deputetja Arta Dade.

Ja debatet në mbledhjen e PS:

Mimoza Hafizi: Kam një shqetësim lidhur me shkarkimin nga puna të një mësueseje në Peshkopi. Motivi i shkarkimit të saj ka qenë pjesëmarrja e saj në takimin që unë dhe deputeti Blushi organizuam në Peshkopi.

Lindita Nikolla: Këto i ke bërë edhe publike në media, i ke shkruar në Facebook, por pretendimet tuaja janë të pabaza. Mësuesja është larguar nga puna pasi detyronte nxënësit të ndiqnin kurse private, në këmbim të një note më të lartë. Ne këtu jemi. Mund të kishim diskutuar pa i publikuar në Facebook. Megjithatë, arsyet e shkarkimit të saj janë këto që ju thashë.

Mimoza Hafizi: Ministrja gënjen. Unë i kam të vërtetuara këto që them.

Edi Rama: ǒështë kjo?(i thotë Hafizit). Ulu aty ti…ulu. S’ke të drejtë të flasësh. Kush ta dha të drejtën ty? Ulu, ulu…

Arta Dade i drejtohet Ramës: Kujt i flet ashtu ti? Si mund të flitet me këtë gjuhë? Pse nuk ia jepni të drejtën e fjalës?!

Edi Rama: Ajo nuk duhet të përdorë atë gjuhë ndaj ministres. Çështjen e ka konsumuar mediatikisht, përpara se ta diskutonte në grup ose me ministren. Pretendimet e saj janë të pabaza.

Mimoza Hafizi: Unë i kam të vërtetuara të gjitha. I kam me fakte.

Arta Dade: Po pse gënjen kjo dhe nuk ajo (për ministren)? Po mbroje, se ashtu do ia bësh edhe kësaj ti(për ministren Nikolla).

Mimoza Hafizi largohet, Gramoz Ruçi mbyll mbledhjen e grupit të PS. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2016, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori