E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
RENEA dhe FNSH blindojnë Shkodrën: Rama nuk heq dorë nga fushata (VIDEO)

Edhe pse kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi nuk dha leje që PS-të zhvillojë në Shkodër mitingun e radhës, kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë takimin me socialistët shkodranë sot.

Mësohet se mitingu i Ramës nis në orën 19:00 të mbrëmjes. Ndërkohë simpatizantët e PD-së do të protestojnë.

Gjatë mesditës së sotme janë parë makina të FNSH dhe RENEA-s të futen në Shkodër, të cilët do të sigurojnë mitingun e Ramës.

Ky i fundit tha se nuk do të heqë dorë nga fushata edhe pse bashkia Shkodër nuk i dha leje, ndërsa situata mbetet mjaft e tensionuar. /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2019, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori