Rama: Fullani kandidatura më e keqe për BSH
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka cilësuar dekretimin e Ardian Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë nga Presidenti Topi si “Kandidatura më e gabuar” që mund të ishte në krye të Bankës së Shqipërisë.

“Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë”.- shpreh Rama gjatë kësaj deklarate.

Kryatari i PS ka theksuar se Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa është shprehur se Partia Socialiste do të votonte kundër kësaj kandidature./albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori