Në një vendim të botuar në fletoren zyrtare, së fundi është larguar kreu i Komisionit të Prokurimit Publik,
Gentian Këri dhe anëtarja e këtij komisioni,
Juliana Hoxha.
Në vend të
Gentian Kërit,
kryeministri Rama ka emëruar Evis Shurdhan, e cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në
Kryeministri, ndërsa në vend të
Juliana Hoxhës është emëruar Kleves Janku, që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2016,
ora 16:51