Rama falenderon Barroson: Statusi jo trofe, do mbyllim reformat e zvarritura (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama falenderoi sot Presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso për mbështetjen dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët për median, Rama u shpreh se procesi i marrjes së statusit ishte një proces i gjatë dhe jo i lehtë dhe nuk do të ishte kurorëzuar me sukses pa punën dhe rezultatet e dukshme të qeverisë gjatë ketyre 9 muajve.

"Vizita e parashikuar tre vite më parë nuk u realizua por fatmirësisht doli më mirë se Presidenti do ta vizitojë Shqipërinë si një vend që ka një status të veçantë atë të statusit të vendit kandidat. Ishte një proces i gjatë dhe jo i lehtë dhe nuk do të ishte kurorëzuar me sukses pa puën dhe rezultatet e dukshme të qeverisë tonë në këto 9 muaj dhe nuk është një proces që i takon këtyre vetëm 9 muajve, por që puna dhe rezultatet e tyre ndër vite kanë qenë të domosdoshme. Falendroj që na mbështetët duke na kujtuar detyrat e shtëpisë rregullisht dhe duke asistuar që këto detyra t’i bëjmë sa më mirë. Falenderim dhe mikut të mirë të gjithë shqiptarëve Stefan Fyle.Presidenti u shpreh entuziast edhe për një hap të ri në zhvillimin e marrëdhënieve rajonale përmes vizitës që unë do të kryej në Beograd dhe normalizimit për të shkuar të gjithë sëbashku në këtë rajon të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë, ndërkohë që unë i bëra me dije Presidentit, vullnetin tonë për të marrë një rol të ri në rajon dhe për të bashkëpunuar me të gjitha vendet e rajonit që BE të bëhet gjithmonë e më i vetëdijshëm se Ballkani ka nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevoja për Ballkanin dhe e ardhmja e Ballkanit është në BE dhe BE-ja nuk mund të kuptohet pa Ballkanin." tha Rama ne fjalen e tij.

Kjo gjë shtë vlerësuar nga Presidenti KE-së i cili nënvizoi se takimi është më shumë se një gjest simbolik.

“Jemi këtu në këtë rajon e nuk duhet të harrojmë se para 100 vjetësh ka nisur Lufta e Parë Botërore dhe fakti që ky rajon gëzon paqe edhe pse ka ende punë për të bërë për të konsoliduar demokracinë, fakti që ju jetoni në paqe është madhështore” tha presidenti i KE-së.

Presidenti i Komisionit Europian, Barroso u prit në ambjentet e kryeministrisë me nje ceremoni zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2014, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori