Rama e Thaçi sot në Kukës
Në përkujtim të 15 vjetorit të eksodit kosovar, në qytetin e Kukësit zhvillohen sot një sërë aktivitetesh. Sipas njoftimit të Kryeministrisë në orën 10:00 në pikën kufitare të Morinës pritet të mbërrijë Kryeministri i Kosovës dhe delegacioni që e shoqëron më pas delegacioni do të niset drejt Pallatit të Kulturës së qytetit të Kukësit ku do të zhvillohet edhe ceremonia e takimit të dy Kryeministrave.

Në mesditë pritet të zhvillohet edhe konferenca me temë "Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik". Më pas dy kryeministrat do të zhvillojnë vizita në panairin Artizanal dhe në familjet kuksiane.

Ja axhenda e plotë e aktiviteteve.

Kukës, 16 prill 2014

Ora 10:00 Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës dhe delegacionit të tij në pikën
kufitare të Morinës.


Ora 10:05 Nisja drejt Pallatit të Kulturës së qytetit të Kukësit

10:15 - 10:25 Takimi i dy Kryeministrave dhe delegacioneve të tyre si dhe Ceremonia
Zyrtare e Pritjes
Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës
(Me rregji qendrore dhe frekuenca satelitore qe do i dergojme sapo ti kemi)

Ora 10:30 – 12:30 Konferenca "Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik"

Vendi: Pallati i Kulturës Kukës
(Me rregji qendrore dhe frekuenca satelitore qe do i dergojme sapo t’i kemi)

Ora 12:30 Vizite tek Panairi Artizanal
15:00 - 15:45 Ndeshje miqesore Kukesi-Mitrovica
16:00-17:00 Vizite tek zyra e Kryetarit te Bashkise

17:00- 18:00 Takim me Familje Kosovare dhe Familje Kuksiane pritese
Vendi: Obelisku i Kukesit/Kulla e Qendreses
(Me rregji qendrore dhe frekuenca satelitore qe do i dergojme sapo t’i kemi)

13:00 – 17:00 Aktivitete kulturore të ndryshme në Shesh (Ansambli Popullor, Cirk,
Stenda për artin Kulinar, Kinema Lëvizëse)

17:00 – 21:00 Koncert me këngëtarët më të njohur nga te gjitha trevat shqiptare
Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës

21:00 e vazhdim Koncertet dhe aktivitetet kulturore vazhdojnë në Shesh
Shtuar më 16/04/2014, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori