Rama e shkarkoi live, reagon Bushati
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shkarkuar Ditmir Bushatin nga drejtues politik i qarkut të Shkodrës, duke e njoftuar këtë vendim në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Bushati u shpreh se do të ketë edhe komunikimemëtejshme, ndërsa shtoi se nuk është e rëndësishme nëse ka apo jo një post në PS, por rëndësi kanë çështjet për të cilat lufton.

“Te jeni te qetë do të ketë komunikimemëtejshme. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet për të cilat jam angazhuar”, u shpreh ai duke mos dhënë shumë detaje.

I pyetur nëse është ai “mendimi ndryshe në PS”, Bushati tha se për këtë duhet të pyesni të tjerë dhe jo atë.
Shtuar më 23/07/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori