Rama e quan Haradinajn gënjeshtar: Nuk pati asnjë kusht për Kosovën
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur live gjatë konferencës me gazetërët, kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Hardinajt.

Në mbyllje të samitit të mini-Shengenit Ballkanik,Rama e ka cilësuar Haradinajn si gënjeshtar. Kjo deklaratë e Ramës vjen pasi Haradinaj mohoi pak minuta më parë deklaratën e Ramës, i cili tha se kryeministri i Kosovës nuk k pranuar ofertën e Macron për pezullimin me 4 muaj të taksës ndaj Serbisë me qëllim liberelizimine vizave.

Rama është shprehur më herët se për shkak të këtij refuzimi, Haradinaj bllokoi liberalizmin e vizave. E teksa Haradinaj e mohoi një gjë të tillë, Rama u shpreh: “Një ndërhyrje prej një të padituri klasik. Si bëhet kjo? Unë po them që nuk ka asnjë nyje detyruese. Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim nuk ka arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. Nuk pati kush pë Kosovën. Kjo nismë ka thjesht një qëllim të zbatojë marrëveshjet mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementëte të tjerë”.

Pjesë nga fjala e Ramës para gazetarëve:

Së pari duhet t’ju kujtoj të gjithë patriotëve të profileve lfallso apo origjinale në FB që bëjnë sikur kanë rënë nga qieli që ka 5 vjet që udhëheqësit e Kosovës janë në tryezë me politikanët e Serbisë në të gjiha formatet, Berlin, Londër, Sarajevë dhe duken sikur është hera e parë që bëhet një takim për ato gjera për të cilat udhëheqësit e Kosovës kanë rënë dakord.

Është mirë të kujtohet t kjo që kanë ngrënë e kanë pirë nëpër tryeza me paklnë serbe dhe me të tjerët dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë që kane hequr dorë nga pavarësia, por kanë qenë të ulur aty se jetojnë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës së popullit të saj, por edhe luftës me bomba të SHBA dhe të shumë prej vendeve të mëdha. Ndërkohë që këto vende janë sot këtu, Kosova mungon. Jo se nuk është ftuar, apo i është vënë kusht apo se ne kemi ndryshuar nga ndonjë qasje sepse ka hyrë në një rrugë qorre. Prej disa kohësh po i bie vetës dhe po humb respekt, reputacion dhe mbështetje. Tani më thoni një gjë të vetme në gjithë këtë përpjekje për të cilat Kosova nuk ka qenë dakord. Kosova ka qenë në tryezë , dakord me të gjitha.

Me atë nuk jam dakord as unë. Atë e kam dënuar publikisht . Por unë nuk di në historinë e njerëzimit kur konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur përballë ose në krah me këmbëngulje përpjekjet me dialog.

A ndjeni përgjegjësi personale për mungesën e Kosovës?

Unë do ndjeja përgjegjësi personale nëse Kosva nuk do ishte e ftuar ap nëse do kishte ndonjë kusht për Kosovësn. Unë e kam arritur atë që të tjerët nuk e kanë arritur dpt, që Serbia të vijë në tavolinë pa kushte. Serbia duhet të njohë Kosovën, por ndërkohë jemi në realitetin e jetës që bëjmë.për ta kuptuar këtë duhet të jemi në nivelin e lartëpamësisë. Dje isha hero kur isha në Beograd dhe kërkova ballë për ballë njohjen e Serbisë për Kosovën dhe sot jam tradhtar. Po dua të di çfarë do thoni nesër kur Kosova të vijë të ulet në tryezë.

Nga kush po mbroheni, kush po ju sulmon?

Unë nuk jam në asnjë mbrojtje dhe po reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me fyerje, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me mua. Por jam këtu për të çuar para idenë time. Unë hapjen e kufijve e kam kërkuar qysh në takimin parë të procesit të Berlinit. Kundërshtari i kësaj kërkese ka qenë Serbia dhe sot e ka pranuar. Çdo të thotë kjo që jam unë përgjegjës që Kosova nuk vjen. Jeni shumë gabim vëllezër. Kosova nuk ka nevojë për garë. Kosova ka gjëra shumë të thjeshta për të bërë të qendrojë shumë fort afër në krah me Shqipërinë dhe miqte e vet dhe të mos kthejë vizionin e të ardhmes në një luftë politike të ditës. Kush fitoi nga tarifa 100%.

Serbia premtoi ndimën për tërnetin? Çfarë pritet edhe nga donatorët të tjerë?

Të gjithë janë në të drejtën e tyre të kontribuojnë.

A po mundohet Shqipëra të luajë një rol të palës së tretë mes Kosovës dhe Serbisë?

Ne në dialgune e tyre jemi 100% në mbështetje të autoriteteve dhe zgjidhjeve që japin në Kosovë. Politika nuk është boks, është shah në pjesën më të madhe të kohës. Ka kohë, për luftë, për paqe, për busedim dhe të qendrosh në pozicionin e refuzuesit është absurd.

Do keni të tjera iniciativa? Do keni një takim me presidentin Thaçi?

Unë jam takuar dhe flas nuk kam asnjë përgjegjësi detyruese apo urdhëruese. Unë mbaj qëndrimin tim. Po të mos isha me të drejtën të paktën një nga vendet mike do të thoshte nuk është gjë e mirë. SHBA e mbështet dhe janë të trishtuara që Kosova nuk merr pjesë. Këtu nuk jemi përpara asnjë detyrimi, por përpara faktit që mund të bëjmë histori së bashku. /albeu.com/


Shtuar më 21/12/2019, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori