PSG, Al Khelaifi: Shpresoj që Messi dhe Mbappe të jenë vendimtar në këtë Kupë Bote

Nasser Al Khelaifi, i cili shqyrtoi çështjet aktuale të PSG-së në një intervistë për “MARCA”, ka pranuar gjithashtu se ata kanë qenë të nxituar me objektivin e tyre për të fituar Champions League.

Presidenti i klubit francez shpresonte gjithashtu se dy nga yjet më të mëdhenj të klubit do të shkëlqenin në Kupën e Botës në vazhdim,,. Përpara se të diskutonte se çfarë duhej të bënte klubi gjatë merkatos së dimrit.

“A ishte një gabim në të shkuarën kur menduam se do të fitonim Champions League? Ndoshta, nuk është turp të thuhet se kemi bërë gabime. A do të forcojmë klubin në merkaton e verës? Do të shohim, por nuk mendoj kështu pasi jemi të kompletuar.

Ne nuk kemi nevoj për askënd tani. Duhet të mbajmë të njëjtin ekip. Mendoj se kemi gjetur një frymë kolektive dhe po bëjmë mirë.

E ardhmja e Messit dhe Mbappe? Të jem i sinqertë, unë mendoj se ata duhet të fokusohen tani vetëm te Kupa e Botës. Ky vit është viti i tyre, duhet të bëjnë maksimumin me kombin që përfaqësojnë. Shpresoj që Messi dhe Mbappe të jenë më të mirët e këtij turneu prestigjoz, pastaj do të flasim për të ardhmen e tyre me klubin tonë”, është shprehur numri një i PSG-së./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2022 18:25