E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Rama e bëri zv.ministër Bujqësie, kush është agronomi që riktheu fshatin tek mandarinat dhe portokallet
Një ndër 33 zëvendës ministrat e publikuar sot gjatë Asamblesë së PS-së është edhe ish-kreu i Komunës së Xarrës, Dhimo Kote.

Ai është një emër i njohur për zonat e jugut, pasi shumë vite më parë vendosi të fokusohet tek mbjellja e agrumeve në fshatin e tij sëbashku me dy vëllezërit e tjerë duke hequr dorë nga emigracioni.

Vite me pas duke parë shembullin e tij, i gjithë fshati u fokusua tek agrumet duket ndërtuar kështu edhe të parën kooperativë kapitaliste në Shqipëri.

Nën shembullin e tij, Xarra arriti të prodhonte 10 mijë ton mandarina në sezon duke u kthyer në një burim i mirë të ardhurash për qindra banorë të zonës.

Gjatë komunizmit, kooperativa e Xarrës kultivonte shalqinj. Një agronom nga profesioni, në vitin 1990 ai emigroi në Greqi ku mësoi tenikat e kultivimit të shalqirit, shkruan BIRN.

Pesë vjet më vonë, ai u rikthue në shtëpi dhe, bashkë me shtatë shokë të tij, filloi kooperativën e parë “kapitaliste” duke mbjellë 80 hektarë me shalqi.

Ndërsa fshatarë të tjerë u bashkuan, kooperativa dhe plantacioni u rritën në 400 hektarë duke prodhuar 30 mijë tonë shalqi në vit.

Pasi u përballën me konkurrencë nga prodhimi i shalqinjve nga anë të tjera të Shqipërisë, të cilat qenë më pranë tregjeve të mëdha urbane, fshati vendosi të ndryshojë drejtim më 2001 duke rritur mandarina.

Tashmë fshati mbjell 50 deri në 60 hektarë me plantacione të reja mandarine çdo vit. Në pesë vjet, Kote parashikon se kooperativa do të ketë 800 hektarë mandarina.

Klima e ngrohtë Mesdhetare e fshatit është veçanërisht e përshtatshme për rritjen e mandarinave klementine, një varietet pa fara që nuk rritet në pjesë të tjera të Shqipërisë.

Që kur filloi më 1995, kooperativa është rritur nga shtatë në 350 fermerë që kanë bashkuar forcat për të punuar sëbashku.
Shtuar më 07/10/2017, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori