Rama duke punuar me ekipin për fjalimin me Merkel
Pëlqej
Pas konsultave në samitin për Ballkanin Perëndimor i organizuar nga qeveria gjermane në Berlin, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe stafin që e shoqëron, vijon punën për përgatitjen e fjalimit që do të mbajë gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel.

"Pas konsultave me palet, duke punuar me ekipin per fjalen e konferences se perbashket me kancelaren - liveTV1730" shkruan Rama nnë Twitter.

Diskutimet e kësaj konference do të përqëndrohen në adresimin e çështjeve të hapura në rajon, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe prespektiven europiane te Ballkanit.

“Qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon qysh prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen e tyre. Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Gjermania është pro perspektivës Evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor” bëri me dije dje qeveria gjermane përmes një komunikate për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori