Rama drejt Pogradecit, Balliu e Salianji i zënë “pritë” me domate (VIDEO)
Kryeministri Edi Ramaorën 16:30 ka mbyllur takimin elektoral në Pustec ku prezantoi kandidatin minoritar për bashkinë e komunitetit maqedonas dhe në orën 18:00 do të ketë takimin e radhës në Pogradec.

Rama do të prezantojë në qytetin liqenor ish-deputetin Ilir Xhakolli si kandidat për bashkinë, por duket se s’do e ketë të lehtë të hyjë në qytet, pasi qindra mbështetës të PD dhe LSI janë mbledhur në aksin nacional Korçë-Pogradec për ta ndaluar.

Ata janë stacionuar në Grabovice. Protestuesit po presin kalimin e eskortës së Ramës, ndërsa një kordon me dhjetëra efektivë policie po i mban nën kontroll.

Protestuesit kanë pasur me vete edhe domate e perime të tjera, por policia ka ndërhyrë duke ua u hequr.
Shtuar më 16/06/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori